TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 19:18

“Berisha e ka betejë personale”, Preç Zogaj për dështimin e opozitës: Nuk i fiton dot zgjedhjet kur je në luftë me SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha e ka betejë personale”, Preç Zogaj për

Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit deklaroi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri.

Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se demokratët bojkotuan zgjedhjet masisvisht pasi sipas tij, ata u ndien të braktisur.

Nuk mund të fitohet në këto rrethana dhe në këtë kontekst politik dhe gjeopolitik. Nuk mund të fitohen në marrëdhënia të bllokuar me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kush mendon të kundërtën nuk jeton në këtë botë politike. Shqipëria është pjesë e vendeve të botës së lirë dhe çdo gjë që ndodh këtu është në lidhje me aleatët tanë. Nuk mund të ketë fitore elektorale nga ata që nuk pranohen nga partnerët që janë perëndimorë”, tha Zogaj.

I pyetur nëse pret ndonjë reflektim nga ana e Berishës në lidhje me këtë, Zogaj tha se ai është në një betejë karshillëku me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe.

Berisha është në një beteje sedre dhe lidhur ngushtë me këtë betejë është dhe një betejë karshillëku, kryesisht me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe. Ndoshta në fillim ka menduar se do të ketë sukses. Por tashmë e provuan të kundërtën. Duke para rezultatin e këtyre zgjedhjeve ai mund edhe të reflektojë. Gjatë këtyre 30 viteve kam konstatuar se ai nuk është bindur shumë nga zhvillimet e brendshme, por gjithmonë janë zhvillimet e jashtme ato që i kanë diktuar vendime të vështira”, u shpreh ai.

berisha opozita lufta shba

Lini një Përgjigje