
Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është gatshëm ta njohë Gazment Bardhit edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit.
Në emisionin “Pa Prorokoll” në Report Tv, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.
“Problemi që kemi ne për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtim e grupit të PD. Unë jam drejtues i grupit parlamentar të PD. Në CV-në time jam shkarkuar nja 20 herë, unë po këtu jam. Asnjë vendimmarrje jashtë institucionit të Kuvendit nuk ka efekt për Kuvendin. Asnjë përjashtim nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është pranuar me letra partie”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje