
Ish kryeminsitri Sali Berisha duket se po kërkon të përsërisë një bashkëpumin të dytë me Edi Ramën siç ndodhi në vitin 2008, për Kodin Elektoral.
Ai shprehet se me kryeministrin Rama do të bashkëpunojë vetëm për të ndryshuar Kodin Elektoral, që u ndryshua në vitin 2008.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se ky do të ishte bashkëpunimi i tij i vetëm me Ramën nëse ndodh.
"Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja përveç ndryshimit të ligjit elektoral. Gjë që ai s’e pranon.", tha Sali Berisha.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me Lulzim Bashën, Sali Berisha u shpreh se ai është vetëlarguar nga partia.
"Përsa i përket Lul Bashës, ai është deputet nuk ka dorëzuar mandatin. Ka kryer aktin e rëndë të vetëlargimit nga PD se Statuti nuk ka përjashtim, por ai që në fushatë elektorale nxjerr kandidatë kundër partisë së tij, ai konsiderohet i vetëlarguar në të gjitha kodet e botës.", u shpreh ai.
Berisha gjithashtu i cilësoi zgjedhjet e 14 majit më të dhunuarat në histori ndërsa nënvijëzoi se opozita po analizon me kujdes çdo të dhënë.
“Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime.Disponojmë dokumente që në qendra votimi me dhjetëra votues figurojnë se kanë votuar ndërkohë që figurojnë se janë jashtë vendit. Po bëjmë një analizë serioze në zotimin se do mbrojmë votat e shqiptarëve. Do marrim të gjitha vendimet, sepse këtu vendime të vërteta veçse farsë, nuk ka”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje