Shkodranët e votuan Benet Becin si “Kandidat të Shkodrës” e jo të Edi Ramës e të PS; ndërsa Bardh Spahinë e përzunë si Kandidat të Sali Berishës e Ilir Metës...
Takimi i falenderues i Edi Ramës në Shkodër, i shërbeu vetëm si krekosje “fituesi”, mbasi dihet që Shkodra nuk u fitua as nga tallavaja e tij, as nga votat e PS, as nga Agron Çela që iu bashkua për interesa dhe as nga “i forti” Tomë Doshi, sepse këta aty kanë qenë në 5 palë zgjedhje e kanë humbur...
Zgjedhjet në Shkodër u fituan nga Benet Beci, si pasardhës i një famijlje me reputacion, nga vetë ai si figurë e preferuar dhe si një administrator i aftë i punëve publike, i cili përveç mbështetjes shkodrane, shpalosi një program zhvillimi për qytetin e zonat përrreth, të cilin diti ta prezantone bindshëm.
Është rasti i parë në historinë e fushatave elektorale lokale të 32 viteve, që paçka se PS ka pushtetin qëndror dhe çdo pushtet tjetër në vend; pra, ka në dorë buxhetin e shtetit, kandidati Benet Beci nuk kërkoi e nuk pranoi të hidhej asfalt elektoral, të riparoheshin spitale, shkolla, kopshte...
Sepse Edi Rama mund ta bënte, por ai nuk e kërkoi postin e kryetarit me makina me çakëll e asfalto-betoni si Lali Eri në Tiranë, Sako e Durrësit, Subashi i Fierit, Llatja i Elbasanit e Raqka i Korçës ejt., duke mos bërë gabimin e kandidates e Majlinda Angoni më 6 mars 2022, kur nëpërmjet qeverisë bënë fushata me çakëll e afalt.
Por Benet Beci e paraqiti Shkodrën, ashtu siç është lënë për 30 vite nga 7 kryebashkiakët e PD, dhe u tregoi shkodranëve projekte konkrete për qytetin e çdo zonë të tij; se si do ta ndryshonte, nga cilat ndërhyrje emergjente do ta fillonte e si do t’i realizonte.
Ndërsa kandidati “Blu&Kuq” Bardh Spahia, qysh prej 14 Majit ish-Kryetar Bashkie, bëri fushatë me parulla anti-komuniste, me mbushje gropash e pastrim plehrash të lëna nëpër lagje, me lyerje kopshtesh e çerdhesh, me pastrim kanalesh e premtime të përsëritura.
Me këtë lloj programi, Bardh Spahia humbi thellë, sepse mendoi që shkodranëve të vitet 2023, u mjaftojnë vetëm dy gishtat lart, anti-komunizmi, portreti dhe hungërimat e Sali Berishës.
Shkodranët e perceptuan, dëgjuan, besuan dhe e votuan Benet Becin, si “Kandidat të Shkodrës” e jo të Edi Ramës apo të PS; ndërsa Bardh Spahinë e perceptuan dhe e trajtuan si “Kandidat të Sali Berishës e Ilir Metës”, prandaj e dëgjuan, por nuk e besuan dhe nuk e votuan.
Duke dëgjuar kryebashkiakun Benet Beci ditën e premte, në takimin e falenderimeve pas fitores, u pa se ishte gati për të nisur projektet e zhvillimit urban, turistik e ekonomik të qytetit dhe zonave përreth, që në Shkodër janë me shumicë si resurse lumore, detare, liqenore e zona pyjore parqe.
Sidomos premtimi i emergjencës së pastrimit, zgjidhet me një udhër për zbatim të kontratës nga firma “Alko Impex” e ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, të cilin edhe Bardh Spahia e ka paguar 5 milionë Euro, por nuk i pastron mbetjet sepse i ka dhënë “llokmën”.
Mjafton të realizojë projektet sipas kalendarit kohor që ka premtuar, dhe pa asnjë dyshim, që punët e mandatit të parë, do t’i garantojnë mandatin e dytë.
Punët e mandatit të dytë, do t’i garantojnë votat për mandatin e tretë që shkon në 12 vite, me stacion fundor vitin 2035, mbasi ligji nuk e lejon të kandidojë për mandat të katërt.
Ndërsa Bardhi i Saliut dhe kaçurrelsi i Aliut duhet të qendrojë në pritje deri atëherë, mbasi shkodranët ia dhanë shansin dhe e votuan për kryetar Bashkie më 6 mars 2022.
Por në 1 vit mandat, ai ndërtoi vetëm 1 strehë për 10 qen rruge, bëri “rrushë e kumbulla” 11 milionë Euro me tenderë fiktiv, qelbi qytetin me plehra dhe nuk nguli “1 gozhdë” në Shkodër./Pamfleti
Lini një Përgjigje