TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 13:36

Dështimi i opozitës më 14 maj, Berisha nuk tërhiqet: Tom Doshi dhe Edi Rama hodhën miliona për blerjen e votës

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i opozitës më 14 maj, Berisha nuk tërhiqet: Tom

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka folur për humbjen e zgjedhjeve dhe riorganizimin e PD-së.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Berisha tha se do të analizohen shkaqet e humbjes, por sërish duke mos e gjetur fajin te vetja por te kundërshtari.

Berisha tha se një nga faktorët kryesorë është vjedhje dhe blerja e votave si dhe lëvizjet e qeverisë muajin e fushatës elektorale, me bonuset për pensionistët dhe asfaltet elektorale. Ai akuzoi Ramën dhe Tom Doshin se kanë blerë zgjedhjet, ndërsa sipas tij, kjo taktikë nuk është përdorur kurrë nga ai.

Po bëjmë një analizë për dramën e këtyre zgjedhjeve. Mirëkuptoj çdo kërkesë nga mbështetësit tanë. I garantoj se PD do bëjë një analizë transparente. Jemi të angazhuar për të identifikuar e vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza deri tani tregon në mënyrë të qartë se në një seri bashkish, nga veriu në jug, koalicioni “BF” i janë marrë përdhunshëm mandatet. me forcën e bandave. me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Elbasa, Sarandë.

Bonuset, 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë duke rritur e premtuar rritje rroge për mbi 200 mijë rrogëtarë, pa përmendur qindra mijëra leje legazime e akte të tjera, të gjitha të ndaluara me ligj në fushatë elektorale.

Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime. Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit. Por kemi një fakt kësaj herë. Dushkun Doshi. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda thasët me para.

Ajo nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit.

Ne po bëjmë një analizë shumë serioze në zotimin tonë se do të mbrojmë votën e shqiptarëve dhe në mënyrë absolute do marrim të gjithë vendimet se kjo dëshmon se këtu zgjedhje të vërteta përveçse farsë”, tha Berisha.

berisha zgjedhjet 14 maji

Lini një Përgjigje