TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 14:02

Qytetarët e braktisën masivisht, Berisha del me teori të re: Votimi të bëhet i detyrueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët e braktisën masivisht, Berisha del me teori të re:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një teori të re për të shmangur një tjetër disfatë në zgjedhje. Opozita nuk arriti të bindë qytetarët dhe u braktis masivisht. PS ruajti të njëjtën kuotë votash, ndërkohë që dyshja Meta-Berisha nuk e bënë për vete elektoratin gri, por madje dhe shumë demokratë, të cilët më 14 maj refuzuan të votonin.

Për këtë arsye, Berisha ka dalë me një teori të re, duke kërkuar që votimi të bëhet me detyrim.

Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013. Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë. Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj. Kjo është bindja ime më e thellë.

Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha Berisha gjatë një komunikimi në “Facebook”.

berisha votime me detyrim zgjedhje

Lini një Përgjigje