Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se ripërtëritja e PD-së do të vijojë. Ai u shpreh se 2/3 e Kryesisë u ripërtërinë me zonja, vajza, gra dhe të rinj.
“Mund të them se në këtë proces, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD me përgjegjësi të lartë reflektuan frymën e Kuvendit të PD, Kuvendit të Ripërtëritjes së saj.
Dhe rreth dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë në tërësi me zonja, vajza, gra dhe të rinj.
Me këtë rast uroj të gjithë zgjedhurit suksese në detyrën e tyre që u besoi Këshilli Kombëtar.
Po falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë ata që kandiduan, bashkëpunëtorët e mi të gjithë këtyre viteve për kontributin e tyre thelbësor në PD, qëndrimet e saj”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje