TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2026, 12:14

"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi që ndez debatin për profilet false

Shkruar nga Pamfleti
"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi
Rama përballë protestave

Një mesazh që i atribuohet Arbjan Maznikut ka nxitur debat politik dhe teknik mbi autenticitetin e një screenshot-i. Ndërsa Mazniku e cilëson materialin të fabrikuar me inteligjencë artificiale, një inxhinier i AI argumenton se ndërhyrja lidhet vetëm me fshehjen e numrit të telefonit…

Një screenshot i një bisede në WhatsApp, që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar debat mbi autenticitetin e tij, duke u kthyer në një tjetër përplasje politike për rolin e rrjeteve sociale në klimën e tensionuar mes qeverisë dhe protestuesve.

Në mesazhin që qarkullon në internet, personit që identifikohet si Arbjan Mazniku, deputet i PS-së dhe ministër në Qeverinë Rama, i atribuohet një kërkesë drejtuar strukturave lokale për të organizuar persona që të hapin profile me identitete fiktive në Instagram, TikTok dhe Facebook, me qëllim shtimin e komenteve, pëlqimeve dhe shpërndarjeve në mbështetje të narrativës së Partisë Socialiste.

Në tekstin e screenshot-it thuhet: "a mundemi ju lutem që të kërkojmë dhe nga 1 person për bashki... hapni nga 2 llogari Instagrami, 2 llogari TikToku dhe 2 Facebook fan page, t'i hapin me emër mbiemër fiktiv... të jetë grup i veçantë vetëm për like, comment dhe share, por më shumë për komente të luftojmë dhe komentet."

Pas publikimit të screenshot-it, Arbjan Mazniku reagoi publikisht duke mohuar autenticitetin e tij. "Siç mund të vërtetohet thjesht ky imazh është FAKE dhe i bërë me AI. Çuna keni përdor app të lodhur për ta sajuar këtë", shkroi ai.

"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi

Pas këtij reagimi, në rrjet u shpërndanë pamje nga aplikacione të ndryshme të verifikimit të imazheve, të cilat japin rezultate të ndryshme mbi origjinën e screenshot-it.

"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi

"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi

Disa prej tyre e klasifikojnë si imazh autentik, ndërsa të tjera sugjerojnë se mund të jetë modifikuar ose gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Pretendimi i Maznikut u kundërshtua nga inxhinieri i Inteligjencës Artificiale, Enrik Shënepremte, i cili argumenton se screenshot-i nuk është gjeneruar me AI. Sipas tij, aplikacionet e detektimit gabojnë për shkak të mënyrës se si është fshehur numri i telefonit.

"Si inxhinier Inteligjence Artificiale, ndiej detyrimin të sqaroj të vërtetën rreth këtyre screenshot-eve që po qarkullojnë. Imazhi që shihni është origjinal dhe i vërtetë, ndryshe nga se pretendon qeveria për të krijuar konfuzion.

Arsyeja pse disa modele AI po e klasifikojnë imazhin si të fabrikuar është teknike: për të mbuluar numrin e telefonit është përdorur një mjet redaktimi që përdor AI. Ky proces krijon anomali në pixel-at e imazhit, duke bërë që algoritmet e detektimit t'i keqinterpretojnë këto zona si të krijuara ose të manipuluara me AI.

Nëse izolohet pjesa ku është mbuluar numri, pjesa tjetër e imazhit rezulton autentike dhe pa ndërhyrje", sqaron ai.

"Lufta e algoritmeve"/ Rama fajësoi rrjetet sociale, del mesazhi

Debati lidhet me akuzat e Ramës për algoritmet

Polemika mbi screenshot-in zhvillohet në një moment kur debati politik është zhvendosur edhe në rrjetet sociale.

Prej më shumë se një muaji, opozita dhe qytetarë kanë zhvilluar protesta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, përmbajtjet e protestave kanë pasur shpërndarje të gjerë në platformat sociale.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në disa dalje publike se algoritmet e rrjeteve sociale favorizojnë përmbajtjet konfliktuale dhe antiqeveritare, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në amplifikimin e kritikave ndaj qeverisë. Sipas tij, mënyra se si funksionojnë algoritmet e platformave digjitale krijon një realitet të deformuar të debatit publik, ku përmbajtjet polarizuese marrin më shumë vëmendje.

Nga ana tjetër, opozita dhe kritikët e qeverisë kanë kundërshtuar këtë argument, duke pretenduar se pakënaqësia qytetare nuk është produkt i algoritmeve, por pasojë e zhvillimeve politike dhe sociale në vend.

Në këtë kontekst, screenshot-i që i atribuohet Maznikut ka marrë një rëndësi të veçantë, pasi, nëse do të rezultonte autentik, ai do të sugjeronte një organizim të strukturave politike për të ndikuar në debatin online përmes profileve me identitete fiktive. Ndërkohë, vetë Mazniku e mohon kategorikisht një gjë të tillë dhe e konsideron materialin të fabrikuar.

Ekspertët e forenzikës dixhitale theksojnë se aplikacionet komerciale që pretendojnë të zbulojnë imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale nuk përbëjnë provë përfundimtare, pasi rezultatet e tyre mund të ndikohen nga kompresimi, prerja, përpunimi ose redaktimet e kryera për arsye privatësie.

Për këtë arsye, autenticiteti i screenshot-it mbetet objekt debatesh publike dhe nuk mund të konsiderohet i konfirmuar ose i rrëzuar vetëm mbi bazën e aplikacioneve të detektimit të AI. /Pamfleti/

 

algoritme rama debati

Lini një Përgjigje