TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 18:39

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi, tentoi të blejë Ilir Vrenozin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e së mërkurës mbylli fushatën në qarkun e Korçës me një miting, ku përcolli mesazhin e radhës për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se 11 Maji ndan dy epoka, për të larguar njëherë e mirë regjimin 12-vjeçar që përzuri korçarët dhe shqiptarët nga vendi.

Kreu demokrat i konsideroi si të shkëlqyer kandidatët e koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” që do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në Kuvendin e ri, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë me votë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Katër ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarët ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër. Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi,

Çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.

Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi,

Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën.

Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën.

Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.

Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë.

Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan.

Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?

Mendojeni pak.

Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj.

Çfarë ndodhi në Korçë?

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi,

Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund.

Çfarë ndodhi në Korçë?

Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.

Rama erdhi zi pazarxhi, teksa mendoi se mund të blinte njërin prej jush, sepse nuk duronte dot kritikat e tij. Por qytetari i Korçës, që i uroj sot ditëlindjen, rastisi me norma morale. i uroj edhe 100 të tjera Ilir Vrenozit”, tha Berisha.

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama vjen si pazarxhi,

Lini një Përgjigje