TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 08:08

Berisha me kapelë në fushatë, Flamur Noka i thur lavde liderit: I shkon kapelja "1-shit"!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha me kapelë në fushatë, Flamur Noka i thur lavde liderit: I
Flamur Noka

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur të shfaqet me kapelë dhe numrin 1, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 1 majit, një pamje e rrallë për të.

Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", theksoi se kapelja është pjesë e strategjisë së PR-it të partisë për këtë fushatë dhe vizionin e rinovuar të partisë.

'Çdo detaj i imazhit dhe i prezantimit të liderëve është i hartuar me kujdes si pjesë e një strategjie të plotë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të promovuar vizionin e rinovuar të PD-së.

Pavarësisht se shqiptarët ndoshta nuk janë shumë të interesuar për strategjitë e partive, çdo veprim ka një qëllim.

Kapelja është çështje strategjie, sepse gjithçka që ka të bëj me PR është çështje strategji, e hartuar si i tillë.

Doktorit i shkon shume se kisha menduar se i shkon kaq shumë.

Në fund të fundit, ai që është ‘1’, është gjithmonë njësh, dhe i shkon kapela ‘1-shit’.', tha Noka.

berisha me kapelë në fushatë

Lini një Përgjigje