
Edhe pse në kushte të izolimit në burg, Ilir Meta vazhdon të jetë vigjilent për atë që është duke ndodhur në skenën politike shqiptare. Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, tha se nuk ka komunikuar me të.
“Nuk kam komunikuar dhe nuk komunikojmë bashkë, nuk më intereson fare. Unë bëj detyrën time. Sa i përket marrëdhënies time personale me opinionin publik, por edhe me atë strukturë që e kam themeluar vetë dhe e kemi themeluar të gjithë së bashku”, tha ajo.
Më tej, Kryemadhi u shpreh se pas 11 majit, për të nis një jetë tjetër, larg politikës.
“Kam kontribuar mbi 21 vite dhe ky është kontributi maksimal i jetës sime, i cili më bën komplet të pavarur në qëndrimin tim me atë. Nuk më intereson fare se çfarë mendon. Pas 11 majit, unë mbaroj detyrën time dhe pastaj është komplet një jetë tjetër për mua”, tha Kryemadhi në Debat.
Lini një Përgjigje