TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 20:33

Berisha mesazh strukturave: Faleminderit për dje, bëhuni gati për një 20 shkurt të dytë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mesazh strukturave: Faleminderit për dje, bëhuni gati për
Berisha dje në protestë

Një ditë pas protestës së 10 shkurtit 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë, kryetarëve të degëve, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, ku i falënderon për angazhimin në organizimin dhe zhvillimin e tubimit.

Në mesazhin e tij, Berisha e cilëson protestën si “Kryengritje Paqësore” dhe shpreh mirënjohje për, sipas tij, kontributin e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Ai deklaron se pjesëmarrja në protestë “tronditi ngrehinën e kalbur të ‘Rilindjes’, organizatën kriminale të Edi Ramës” dhe e konsideron atë një arritje në rrugën drejt fitores politike.

Kreu i PD falënderon në mënyrë të veçantë personat e arrestuar gjatë protestës, të cilët i quan “heronj të kësaj proteste”, duke theksuar se ata u burgosën si kundërshtarë politikë.

Berisha ndalet edhe te simbolika e datës 20 shkurt, duke e krahasuar protestën e 10 shkurtit me ngjarjet e 20 shkurtit 1991, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë. Ai e cilëson 10 shkurtin 2026 si “ditën e kryengritjes më të fuqishme popullore në 35 vitet e fundit”.

Në përfundim të mesazhit, Berisha u bën thirrje strukturave të partisë që të intensifikojnë angazhimin në prag të 20 shkurtit, me fokus të veçantë te mobilizimi i të rinjve, vajzave dhe grave, duke e konsideruar këtë si kusht për arritjen e objektivave politike të Partisë Demokratike.

Mesazhi i Berishës

Mesazh drejtuar:

Drejtuesve politikë të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë së PD, kryetarëve të degëve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetarëve të Bashkive.

Të nderuar miq,

Përmes këtij mesazhi, dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për ndihmën tuaj të çmuar në suksesin e organizimit dhe zhvillimit të Kryengritjes Paqësore të 10 shkurtit 2026.

Me mirënjohje të thellë falënderoj çdo anëtar dhe mbështetës të Partisë Demokratike, i cili me praninë e tij dje ne revolte tronditi deri në palcë ngrehinën e kalbur të “Rilindjes” organizatën kriminale të Edi Ramës, duke shënuar një arritje historike në rrugën tonë drejt fitores.

Në mënyrë të veçantë, falënderoj heronjtë e kësaj proteste, të cilët me guxim përmbushën detyrën e tyre dhe u burgosën nga regjimi si kundërshtarë politikë.

Pas 20 shkurtit 1991, data 10 shkurt 2026 mbetet dita e kryengritjes më të fuqishme popullore në 35 vitet e fundit. Pjesëmarrja masive, qëndresa, energjia, guximi dhe vendosmëria e qytetarëve ishin vërtet epike.
Tashmë na ndajnë vetëm pak ditë nga 20 shkurti — dita kur 35 vite më parë, në një betejë legjendare, përmbysëm kultin e Enver Hoxhës, diktatorit më gjakatar të kombit tonë. Kjo datë është per ne burim frymëzimi dhe krenarie. Ndaj, me forca të shumëfishuara, le të punojmë me përkushtimin më të lartë për suksesin tonë të merituar më 20 shkurt.

Ju bëj thirrje të përqendrohemi me përparësi të veçantë te elektrizimi i rinisë, vajzave dhe grave në misionin tonë për shpëtimin e Shqipërisë, si kusht përcaktues për fitoren tonë finale!
Urimet më të përzemërta,

Fitore!
Miqësisht,
Sali Berisha

1 Komente

  1. H
    Halil Palushi

    Jepi Berishë , dhe bëje më të Madhe "Luftën Civile "'se në Marsin e 1977-s dhe më të Fuqishme se "Grushtin " e Shtetit në 1998-n Dhe Vraj Shqiptarët më Shume se në 1997-n që i vrave afër 5-mijë veta .! Tani në Mundësh me i vra 10-t a 15-mijë Veta ai më Shume , bën mirë se ky Popull e Meriton Ti Vrasësh sepse jo vetëm se është Një Popull Idjot dhe i Marrë , përderisa nuk Të Hoqi Qafet Ty për Krimet e Pafundme dhe Gjakderdhjen dhe Tradhtinë që i bëre këtijë Populli ! Dhe që Partinë Tënde " Demokratiko-Komuniste,Nuk e Nxori Jashtë Ligjit si Një "Organizatë Terroriste Kriminale dhe Fashiste " dhe Tradhtare e KOMBIT Shqiptarë.." Dhe Tani Ti po don me Rrëzua Organizatën " Kriminale të " Rilindjes " së Edi Ramës Duke Djegë e ShKatrruarë Objekte dhe duke Dhunuarë Policinë e Rendit dhe jo Qeverinë dhe jo Edi Ramën. Se Edi Ramës Ti ja ke dhanë Mandatin dhe ja ke mbrojtë se 13-vjetë me Djegien në Zjarr të Mandateve të Popullit që ja dhe Pushtetin e Dytë Edi Ramës kesh në Dorë në 2017-n Ja ktheve Borxhin Edi Ramës që të Mbrojti Ty në 2008-n në Krimin dhe Vjedhjet e Armatimit në Gërdec.! Sepse Edi Rama Të ka Mbrojtë Ty në të Gjitha Krimet dhe Tradhtitë Tuaja ndaj Kombit Shqiptarë..! Vazhdoni bashkë me Vjedhjetë dhe Krimet Tuaja , përderisa ky Popull është Popull Budallë.!

    Lini një Përgjigje