
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga salla e Kuvendit deklaroi se ‘Diella’ po ia jep tenderat të gjitha qeverisë.
Ai tha se kjo ministri është maskë e vjedhjeve qeveritare.
“Po të merrni shifrat sot, se ju shihni xhepat tuaj, shtylla e ekonomisë është: ndërtimi. 80% të fondeve i kanë nga Toyota Yaris apo vepritmari të tjera kriminale. 20 % janë nga bankat.
Shihini kullat e korrupsionit. Për çdo shqiptar të ndershëm, nuk ble dot një metër katror tokë. Kjo është ekonomia e narkoshtetit. A e ke parë Ramën me të vëllanë?
Diella, më thoni mua. E kuptoj se do të donit të kishte fytyrën tuaj, por ka të Anila Bishës për fat të mirë.
‘Diella’ tendrerat po ia jep qeverisë. E keni marr vesh. Shikoni prokurimet. Ajo është bërë maska e vjedhjeve qeveritare. Keni frikë nga regjistrimi ju!”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje