TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 12:10

“I vetmi vend që na u bllokuan fondet e IPARD-it”, Bardhi: Do vërtetojmë se paratë e fermerëve i mori babai i Suel Çelës

Shkruar nga Pamfleti

“I vetmi vend që na u bllokuan fondet e IPARD-it”, Bardhi: Do

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe mazhorancës se kanë vjedhur fondet e IPARD. 

Duke iu drejtuar Taulant Ballës, Bardhi tha se ky komision do të vërtetojë se si paratë e dhëna nga BE në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për babanë e Suel Çelës.

"Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondin miliona euro që shkonin për fermerët.
Jemi i vetmi vend që ka ndodhur kjo, pasi kjo qeveria nuk vjedh vetëm taksapaguesit shqiptarë por edhe ata europianë.

Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për komision hetimor për këtë çështje, sepse do provojmë Taulant se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerit të Elbasanit.

Ju nuk doni të flasim për këtë çështje, ne nuk donim të bënim politikë me këtë çështje por kemi detyrë të diskutojmë dhe nxjerrim përgjegjësi.

Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE", tha Bardhi.

Lini një Përgjigje