TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 13:22

Berisha nuk e kapërdin dot emrin e Metës në fletën e votimit: Mua më bënë nder, treguan që i ka kapur tmerri

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk e kapërdin dot emrin e Metës në fletën e

Sali Berisha nuk e kapërdin dot faktin që në fletën e votimit do të jetë emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai ishte sot në Përmet, ku akuzoi Ramën se ishte ai që urdhëroi KAS dhe Kolegjin Zgjedhor që të mos e njohin atë si kryetar.

A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD. E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën”, tha Berisha.

Një dite me parë Kolegji Zgjedhor i dha fund debatit se kush e drejton koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ilir Meta do jetë kryetar i kandidatëve të foltores.

berisha kelcyre

Lini një Përgjigje