
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nga kreut të PD, Enkelejd Alibeaj. Berisha tha se Alibeaj mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për të vëllanë, të cilin ai e quajti një kriminel të rrezikshëm. Dhe bëhet fjalë për shtetasin Taulant Alibeaj, i arrestuar vite më parë në një shtet evropian.
“Alibasha dhe Lulbrava u bënë me qëndrimet e tyre simbolet më të shëmtuara të politikanit në 32 vite. Mua nuk më dëmtuan ata, por u përpoqën. PD shpëtoi prej tyre. Enkelejd Alibeaj është një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, i marrë peng kokë e këmbë për vëllanë e tij, një kriminel i rrezikshëm. Kam thënë peng Lul Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Të parin me dosjen e larjes së parave, 700 mijë Eurove që mund të hapet në çdo moment se aty ka bërë një hile Rama aty, njëri prokuror e ka firmosur e tjetri jo. Ky zotëria ka një kriminel të rrezikshëm që nuk e ka deklaruar dhe për të cilin nuk thotë se kush është dhe për të cilin Rama e tërheq”, u shpreh Berisha.
Kjo deklaratë e fortë e ish-kryeministrit në “Opinion”, është për herë të parë kaq konkrete, pasi më herët Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj është peng, por nuk ka treguar detaje.
Berisha ka treguar "pikën e tij të dobët" në këto zgjedhje lokale që do të zhvillohen më 14 maj. Ai tha se qëllim ka shkarkimin e kryeministrit Edi Rama. Por edhe për këtë thotë se ka një afat.
"Duhet të forcojmë infrastrukturën zgjedhore. Këto 10 ditë janë vendimtare. Duhet të orientojmë zgjedhësit, të jemi syçelë për çdo votë gjatë numërimit. Unë kam thënë që Edi Ramën dua ta shkarkoj. Po dua ta shkarkoj pa e thirrur në Uashingon. Se ndryshe nuk e quaj meritë."-u shpreh ish-kryeministri.