Politike 4 Maj 2023, 21:31

Fushata elektorale, Berisha “falënderon” Ramën: Po më ndihmon me propagandën e tij banale

Shkruar nga Pamfleti

Fushata elektorale, Berisha “falënderon” Ramën: Po më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po e ndihmon me fushatën që po zhvillon si kryetar i PS-së në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Berisha thotë se fushata e PD-së që ai drejton është më e zjarrta që ai ka bërë që nga viti 1992, pasi sipas tij po dalin në mbështetje qytetarë me vullnetin e tyre të lirë.

Blendi Fevziu: Duket një fushatë e tëra shumë komike.

Sali Berisha: Ajo që mund të them është se vështrimi juaj është i gabuar. Një fushatë në njërin krah, më e zjarrta që unë kam pasur që nga 1992 deri më sot. 

Blendi Fevziu: Më duket se i ke harruar fushatat e para.

Sali Berisha: Absolutisht më e zjarrta. Fushata që shihni ka një bazë njerëzish që kanë ardhur në bazë vullneti dhe në asnjëlloj detyrimi tjetër. Një fushatë e cila ka një zjarr të brendshëm, e cila quhet frymë, por është absolutisht përcaktuese për fitoren, është fitore. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare të boshatisur, por të bazuar në truke komunikimi, Edi Rama. Unë kam fakte për këto që them. Ai ka strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë përballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve jo vetëm programet tona, por edhe të gjithë jetën tonë politike, por nuk vjen dot ai këtu sepse këtu i del baxhanaku me 110 tendera, i dalin sarajet e Surrelit.

zgjedhjet 14 maji rama