Politike14 Shtator 2023, 22:19

Berisha pendohet për pazarin me Ramën në 2008: Ta ndryshojmë që nesër Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha pendohet për pazarin me Ramën në 2008: Ta ndryshojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reflektuar për herë të parë për ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008.

I ftuar në A2 CNN, në “Debat” nga Alba Alishani, Berisha tha se është plotësisht gati që të ndryshojë sistemin zgjedhor, duke theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë ndryshime në Kushtetutë.

Jam plotësisht dakord, le të ndryshoj që nesër sistemi zgjedhor. Nuk kam kundërshtime, edhe neni i Kushtetutës. Kur e ka pranuar Edi Rama këtë ka qenë në opozitë dhe dje në mbledhje jam shprehur se jam dakord nëse vendoset për të ndryshuar sistemi zgjedhor, nëse vendoset për të ndryshuar nene të Kushtetutës të vendosura në 2008, le t’i ndryshojmë”, tha Berisha.

Firma e tij mungon në propozimet e bëra nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi që synon ndryshimin e sistemit dhe Kodin Zgjedhor. Berisha tha se nuk e ka firmosur për shkak se nuk ia kanë sjellë si dokument, por shton se është i gatshëm për ta ndryshuar.

“E firmos menjëherë, s’e kanë sjellë, dje kam kërkuar në grup që ta mbështesim”, tha Berisha në A2 CNN.

berisha ndryshimet kushtetuese