TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2023, 11:57

“Ma bënë surprizë miqtë”, Rama zbulon në Elbasan këngëtarin e këngës së fushatës

Shkruar nga Pamfleti
“Ma bënë surprizë miqtë”, Rama zbulon në
Kryeministri Edi Rama me këngëtarin Petrit Vullkani

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në Elbasan në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai ka zbuluar nga aty edhe këngëtarin e këngës së fushatës së PS-së, Petrit Vullkanin. Me këtë rast i ktheu përgjigje edhe komenteve të opozitës për këtë këngë.

“Pata një surprizë të bukur. Nuk e dija që Tit Vullani është nga Elbasani. Është hera e parë që e takoj. Je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën e cila ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e madhe të dëgjoj ata që na u vunë mbrapa se medemek po promovojmë tallavanë. Ata tallavasë i marrin të keqen.

Të thuash ti se rrinë e dëgjojnë gjithë ditën Mozartin edhe iu vriten veshët nga tallavaja e po thotë njeriu e kanë edhe këta një arsye. Këto dëgjojnë gjithë ditën çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj na u bezdiskan nga ritmi i një kënge dhe fjalët e një kënge që janë shumë më tepër se një tallava”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se me një pjesë të parave të fushatës synohet që t’u lihet qyteteve pemë dhe jo “pisllëk i posterave që i merr era rrugëve”.

 

petrit vullkani rama kënga e fushatës 14 maji

Lini një Përgjigje