TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 19:20

“Berisha të kërkoi të flisje në Foltore”/ Lapaj i përgjigjet PD-së: Nuk e kam parë mesazhin

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha të kërkoi të flisje në Foltore”/ Lapaj
Lapaj-Berisha

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar pas kërkesës së PD për t’iu bashkuar ‘Foltores 2’.

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se i ka drejtuar një mesazh Adriatik Lapajt, pasi Sali Berisha u shpreh se e kishte derën të hapur për të folur në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenare dhune me policinë, si të porositura nga PD.

Ndërsa, Lapaj është përgjigjur për “A2 CNN” duke thënë se nuk e ka parë mesazhin e dërguar nga Lela, që ai të fliste në Foltoren e PD-së.

Kujtojmë se pak minuta më parë pati një përplasje mes protestuesve të Lapajt dhe Policisë, pasi në vendin ku ata po protestonin do të zhvillohet edhe Foltorja e PD-së.

 

1 Komente

  1. P
    Populli

    Hajde film tallava hajde! Kush budalla vjen ne proteste ? Ta perdori Llapa dhe Saliu

    Lini një Përgjigje