TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 18:35

Foltorja e PD-së para Kryeministrisë, i bashkohet edhe Argita Berisha 

Shkruar nga Pamfleti
Foltorja e PD-së para Kryeministrisë, i bashkohet edhe Argita
Argita Berisha në protestë

Në protestën e Sali Berishës para Kryeministrisë ka marrë pjesë edhe Argita Berisha.

Ajo u shfaq mes militantëve të cilët po mblidhen për herën e pestë në foltoren e PD.

Deputetja Albana Vokshi është e para që mori fjalën, e cila theksoi se PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.

Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.

Kjo është protesta e pestë që bëhet para Kryeministrisë, me të cilën Berisha kërkon që të rrëzojë qeverinë.

Lini një Përgjigje