
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar konfliktin e nisur mes Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt. Ky i fundit po akuzohet se ka gisht te inceneratorët dhe kjo ka prishur miqësinë mes tyre. Ahmetaj e paralajmëroi Ramën dy ditë më parë, duke i kërkuar të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit.
Berisha nga Tepelena deklaroi se Rama e ka shitur Arben Ahmetajn. Pori teksa deri dje e mbronte ish-ministrin, pasi tha sot se dhe ai ka rol në skandalin me inceneratorët. Sipas tij, ai nuk kreu inspektime mbi ecurinë e punës.
“Doli dje Ahmetaj, ju them unë ju ku është problemi, doli se e pa që Edi Rama e shiti dhe insistoi shumë që të shkojë në emision se Edi Rama tha me atë ka punë prokuroria. E dorëzoi. Çfarë ishte Ahmetaj aty, ishte një medalje me dy anë. Njërën anë, ai tha Edi Ramës që je kreu i meduzës për inceneratorët je ti, i tha nuk jam unë aq i fuqishëm aq sa të lëviz qeverinë dhe kjo është e vërtetë. Qeverinë e lëviz kryeministri, por ai e tha është se në aferën e djegësave janë firmosur brenda 20 orëve 17 shkresa të lidhura me djegësit dhe këtë e bën vetëm kryeministri”, tha ai.
E vërteta është që ajo është aferë përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama e ka firmosur duke i thënë drejtori i Entit Kombëtar të Prokurime që kjo metodë nuk mund të përdoret se është anti ligjore, ai kurrë nuk mund ta firmosë atë, ai është gardiani i shteti shqiptar për çështje të prokurimeve. Kryeministri mund ta ndryshojë ligjin po sa të jetë ai në fuqi ka shkelur ligjin se e kishte ndërmarrjen e tij se për Ahmetaj nuk e bënte një gjë të tillë. A i tha dhe për Erion Velinë ndiqni paratë, por ana tjetër e medaljes është se deshi të lajë duart duke thën se nuk kam firmosur. Shteti ka një inspektor financiar nën urdhrat e Ahmetajt dhe ky inspektorat financiar ka detyre ligjore të kontrollojë çdo lloj abuzimi që sinjalizohet nga mediat nga kushdo me paratë tuaja”, tha ai.