Politike25 Shkurt 2023, 10:05

“Me ata që ka në krahë ta harrojë pushtetin”, Artur Zheji: "Kurthi" i Bashës për Berishën, që po e vret politikisht

Shkruar nga Pamfleti

“Me ata që ka në krahë ta harrojë pushtetin”,

Gazetari Artur Zheji, ka deklaruar se Basha e ka futur në kurth Berishën për ta “vrarë” politikisht.

Teksa komentoi një sondazh, sipas të cilit, rreth 37% e votuesve partiakë dhe jo partiakë besojnë te rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, ai tha se forca më e madhe e Bashës është elektorati gri.

Mua më duket një gjë shumë pozitive në favor të Bashës që 37% e të pyeturve, partiakë dhe partiakë kërkojnë rikthimin. Forca më e madhe e Bashës është te pjesa gri”, tha ai në “Zonë e Lirë”.

Më tej ai komentoi ndikimin që ka Sali Berisha tek Partia Demokratike. Analisti u shpreh se pranë Berishës sot ka mbetur pjesa radikale, ndërkohë shtoi se kjo pjesë nuk të sjellë dot në pushtet.

Pranë Berishës ka mbetur pjesa më radikale dhe kjo pjesë radikale nuk të sjellë në pushtet”, shtoi ai.

Heshtja e Lulzim Bashës  prej kaq kohësh thotë Zheji është një taktikë dhe strategji politike. Ai shprehet se Berisha ka dështuar të bëjë revolucionin, kaq shumë të artikuluar, pasi shifrat e pjesëmarrësve në protestë konfirmojnë të kundërtën e tij.

Të rrish një vit në heshtje dhe të flasësh pa folur dhe të kesh mbi 36% dh do të thotë shumë. Imagjino po të artikulojë dhe të ngjallë shpresë. Pa diskutim. Është shumë racional dhe është këshilluar kështu që Doktori të harxhojë energjitë”, tha ai.

basha berisha kurth artur zheji