Politike25 Shkurt 2023, 08:52

Akuzat e Ahmetajt, Ilir Meta: Rama i përdor shokët për t'i zhytur në baltë, e ka avaz të përhershëm

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Ahmetajt, Ilir Meta: Rama i përdor shokët për t'i

Kreu i PL, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt për Edi Ramën, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë televizive, Ahmetaj përcolli mesazhe të koduara për Edi Ramën, por edhe iu përgjigj direkt duke i kujtuar se loja e kësaj afere mund të jetë më e madhe.

Meta tha në “Syri Tv”, se nuk është çudi që Rama po hedh Ahmetajn, pasi e ka avaz një gjë të tillë.

"Këtu kemi të bëjmë me avazin e përhershëm të Edi Ramës që i përdor shokët, njëherë për të shkelur ligjin për interesin e tij dhe pastaj i zhyt edhe më thellë në baltë që ai vetë të zhytet sa më ngadalë dhe sa më vonë.

Është ai në krye të aferës së inceneratorëve. Ishte e qartë edhe nga Ahmetaj dje, që nuk kishte ky kaq fuqi sa të lëvizte qeverinë. Unë kam qenë kryeministër. Pasi ika, kam marrë të gjitha aktet e mia dhe në 2 vjet e ca nuk ka një akt qeverie që të jetë miratuar me kundërshtimin e ministrave të caktuar, sidomos të ministrit të Drejtësisë dhe Financave. Si mundet 17 vendime të bëhen sot për nesër? Vetëm fuqia e kryeministrit dhe një kryeministër brutal dhe i papërgjegjshëm mund ta bëjë këtë", u shpreh Meta.

 

meta ahmetaj rama