Politike13 Prill 2024, 21:07

Berisha thirrje qytetarëve: Të përmbysim Edi Ramën që të fitojmë votën e lirë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje qytetarëve: Të përmbysim Edi Ramën që

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur nga dritarja e banesës së tij, tha se Edi Rama duhet përmbysur sa më parë në mënyrë që dhe shqiptarët të kenë mundësi të votojnë të lirë.

Berisha tha se të gjitha vjedhjet, apo edhe droga, kthehen në vota të blera, për të blerë zgjedhjet.

“Çdo ditë jeni dëshmitarë se si varrosen nga Dumanët dhe Zamanët e partisë, dosjet e kriminelëve elektoralë.

Çfarë do të thonë këto? Të gjitha këto do të thonë se ne në këtë gjendje, në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.

Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë.

Në rast se nuk sakrifikojmë për votën e lirë, ne shkelmojmë mbi dinjitetin tonë.

Ju e kuptoni të gjithë se të gjitha këto dhjetëra, qindra milionë, me Edi Ramën shndërrohen në vota të blera.

Ju e dini mirë se këto tonelata drogë shndërrohen në banda vrastare për votën e lirë në zgjedhje.

Ju e dini mirë se këta prokurorë dhe gjykatës janë vrasës të lirisë dhe votës së shqiptarëve me dosjet që mbyllin.

Ne na mbetet vetëm sakrifica, sakrifica, sakrifica për votën e lirë”, tha Berisha.

sali berisha