
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar deklaratën e sotme të Ilir Metës, i cili duket se i dha fund koalicionit me Berishën. Ai u shpreh sot nga Korça se koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk funksionoi, teksa sulmoi dhe gjendjen e opozitës.
Për Murrizin një gjë e tillë është e pritshme, pasi sipas tij, kush tradhton një herë, do ta bëjë sërish.
“Nuk di sa është e vërtetë, por sipas mendimit tim është e “vonuar”.
Po koalicioni BASHKE FITOJME, nuk funksionoj dhe nuk mund te funksionojë kurrë për 1 milion arsye.
Në fjalën time tek rrugica e Berishës me 30 janar kam thënë që të moçmit kanë thënë: që kush të ka tradhtuar apo të ka prere në besë një herë, është i prirur ta bëjë atë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë të të shohë se je ngushtë.
Dasht Zoti e nuk na mërziten “dashnoret” e LSI apo PL brenda RITHEMELIMIT nëse kjo “hata” ka ndodhur”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje