Kryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat të shtunën publikoi disa video “të kamerave regjistruese në qendrat e votimit”, të cilat, sipas tij, “faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor”.
Në videon në fjalë paraqitet një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë dhe kontrollon se për kë parti ka votuar qytetari.
“Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën. A e keni parë ju ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qytetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit. Tani qetësohet.
U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo. Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij. Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës sesa ky? Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje