TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2025, 22:28

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Pas publikimit të raportit të ODIHR, do bëjmë një analizë të thellë

Shkruar nga Pamfleti

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Pas

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në emisionin “ÇdoKënd”, në A2 CNN, Këlliçi tha se një analizë e thellë mbi përgjegjësit dhe çfarë do të bëhet me PD-në do të ndodhë në vjeshtë.

“Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë.

Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen. Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, tha Këlliçi.

Lini një Përgjigje