
Në vitin 1995, Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që Komisionin Zgjedhor e drejtonte partneri i saj, Ilir Meta.
Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.
“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, pastaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.
Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.
“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.
Lini një Përgjigje