Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të nisë procesin e shekullit kundër kryeministrit Edi Rama dhe gjykatësve e prokurorëve, që sipas tij, e ndjekin atë pas.
Komentet Berisha i bëri përmes një daljeje për mediat, ku tha se një deklaratë e dalë nga zyra e Ramës dhe që u lexua nga gjyqtarja që sipas tij ka qenë e shkarkuar për korrupsion, thoshte se liria e lëvizjes nuk është liri kushtetuese.
Berisha tha se kjo gjë mund të ishte e vërtetë vetëm në diktaturë, kur liria e lëvizjes ndalohej jo vetëm me Kushtetutë, por edhe me plumba.
Ai shtoi se heqja e lirisë së lëvizjes ndaj një deputeti, mund të bëhet vetëm me autorizimin e Kuvendit.
'Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba. Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta.
Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.
Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.
Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.
Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.', tha Berisha.
Lini një Përgjigje