
Rithemelimi i Sali Berishës ka krijuar sërish kaos sot në Kuvend, duke u marrë karriget deputetëve dhe duke mos lejuar kolegët socialistë që të ulen në vendet e tyre.
Pasi shkaktuan tensione, ish-kryeministri Berisha mori fjalën e iu drejtua të pranishme se ata nuk do të tërhiqen deri sa të rikthejnë kushtetutën.
"Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.
Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka", tha Berisha.
Lini një Përgjigje