TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 12:15

“Bordi i Paqes”, rrëzohen amendamentet e PD; Komisioni i Jashtëm miraton draftin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Bordi i Paqes”, rrëzohen amendamentet e PD; Komisioni i

Komisioni parlamentar i Jashtëm miratoi draftin e Qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së parinimit të Republikës së Shqipërisë në kartën e Bordit të Paqes.

Në komision janë diskutuar 3 amendamente të propozuara nga PD, një prej të cilëve kishte të bënte me përfaqësimin e Shqipërisë nga Presidenti i Republikës.

Amendament 1:

Titulli të riformulohet:

“Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes.” Këtu PD kërkon që nga titulli të hiqet “kryeministri Edi Rama”

Amendament 2:

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.”

Amendament 3:

Pas nenit 1, shtohet neni 2, me këtë përmbajtje:

“Në përputhje me nenin 2.2, shkronja ‘a’ e Kartës së Bordit të Paqes, Republika e Shqipërisë do të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës ose, me autorizim të tij, nga Kryeministri.”

kuvendi pd amendament

Lini një Përgjigje