TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:52

Braçe shpërthen ndaj ministrit të Bujqësisë: Duhej të jepte llogari këtu për ushqimet, jo në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti

Braçe shpërthen ndaj ministrit të Bujqësisë: Duhej

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur se njoftimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara duhet trajtuar me kujdes institucional dhe jo të kthehet në burim paniku publik.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se çështje të tilla i përkasin diskutimeve në komisionet parlamentare dhe duhet të menaxhohen me përgjegjësi, duke vënë në dukje edhe ndikimin që mund të kenë në sektorë të rëndësishëm ekonomikë si turizmi.

“Këto janë çështje që diskutohen në komisionet parlamentare, konsumohen atje dhe me vëmendje për të mos shkaktuar panik mbi të ardhurat ekonomike. Turizmi është degë e ekonomisë që zhvillohet vetëm me besimin dhe prej muajsh ka një përpjekje shumë të madhe për ta goditur, boll me kaq!”, tha Braçe.

Ai shtoi se prej kohësh ka një përpjekje për të dëmtuar besimin në këtë sektor, duke kërkuar që debatet të mos ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Në vijim, Braçe solli në vëmendje edhe një çështje tjetër, atë të interpelancës së kërkuar që në muajin shkurt me ministrin e Bujqësisë, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të një angazhimi në Kosovë.

“Çështja që e kam thirrur ka të bëjë me ushqimin. Ministri i Bujqësisë duhet të jetë këtu dhe t’i përgjigjet Kuvendit. Ky instrument s’mund të relativizohet dhe të dalë nga axhenda siç kërkon një ministër. Axhendën time s’e bën dot një ministër. Nuk mund të ndodhë më. Më janë dashur 6 javë për të marrë informacione, tani më duhen 6 javë për të folur me ministrin”, tha Braçe.



Lini një Përgjigje