TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 09:46

“Dorëzohet” Rama: Nuk e ndal dot largimin e të rinjve nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

“Dorëzohet” Rama: Nuk e ndal dot largimin e të rinjve nga

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me studentët, ku ka folur lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe fazat e procesit, tha se nuk mund të ndalë largimin e të rinjve nga vendi.

Rama tha se Shqipëria është një vend i hapur dhe nuk mund të ndalet lëvizja e njerëzve, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Në këtë mënyrë Rama ka justifikuar boshatisjen e vendit me atë që janë vetë qytetarët që duan të provojnë fatin në Europë apo SHBA, edhe pse shkaku kryesor i largimeve ka lidhje me mungesën e shpresës, papunësinë dhe situatën ekonomike.

“Nuk ka një mënyrë për ta ndaluar. E dyta, çfarë mund t’i thuhet një të riu 20 vjeç që ka përpara gjithë botën në celular? Është në një realitet të një fshati dhe që thotë dua të shkoj ta provoj veten në Europë, SHBA apo Australi. I thua jo se do të rrish në vendin tënd? Jo, është gënjeshtër. Është në të drejtën e vet. Sa kohë kemi zgjedhur të jemi një vend i hapur dhe lavdi Zotit jo më si në kohën e mëparshme kur s’dilnim dot nga Shqipëria, kemi pranuar sfidën që njerëzit të lëvizin, disa nuk do të kthehen më, disa do të kthehen dhe s’ka një alternativë ndaj kësaj”, tha Rama.

 

rama emigracion europa

Lini një Përgjigje