TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:40

Alarmi për sulmet iraniane në Tiranë, reagon ministri i Mbrotjes: Paralajmërimi jo vetëm për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Alarmi për sulmet iraniane në Tiranë, reagon ministri i Mbrotjes:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas paralajmërimit të ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

Duke folur për mediat para hyrjes në Kuvend, ai sqaroi se ky paralajmërim nuk është i izoluar vetëm për Shqipërinë, por është shpërndarë nga të gjitha ambasadat amerikane në Evropë, në kuadër të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, “nuk ka vend për shqetësim”, duke shtuar se deklarata e ambasadës lidhet me procedurat standarde të sigurisë për qytetarët amerikanë.

Ministri theksoi gjithashtu se “vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme”, veçanërisht në një kontekst global të pasigurt.

Ai shtoi se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane në Evropë, jo vetëm për atë në Tiranë, në një kohë konflikti në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë.

Besoj se kjo kërkesa ka shkuar për të gjitha ambasadat në Evropë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë. Ky informacion është dhënë patjetër edhe për Shqipërinë sepse kemi mbajtur një regjim ndaj një regjimi që ka cenuar interesat kombëtare shqiptare", tha ministri Nufi.

ermal nufi ministri

Lini një Përgjigje