Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Lezhë, ku vijoi sulmet ndaj opozitës.
Duke mos kursyer ironinë dhe satirën, Rama e cilësoi sërish PD-në si një “kënetë”, ndërsa liderin e saj, Sali Berisha, e quajti “bufin e kënetës”.
“Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb”, deklaroi kreu i qeverisë, duke iu referuar reagimeve nga opozita.
Ai vijoi me analogjinë duke thënë: “E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu dhe ata.”
Lini një Përgjigje