TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 15:14

11 maji, Berisha thirrje socialistëve dhe elektoratit gri: Votoni koalicionin e PD, s’kam ambicie për pasuri

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Berisha thirrje socialistëve dhe elektoratit gri: Votoni

Kreu demokrat Sali Berisha në vijim të takimeve elektorale i ka drejtuar një thirrje socialistëve, të lëkudurve, diasporës dhe shqiptarëve paparti që në 11 maj të mbështesin koalicionin ‘Aleaca Shqipëria Madhështore’.

Nga Hasi ku zhvilloi takimin e rradhës elektoral në Qarkun e Kukësit, Berisha i ka bërë thirrje çdo shqiptari në emigracion që të vijë në investojë në Has dhe në Shqipëri, pasi 5 vite do të jeni pa asnjë taksë.

“Për emigrantët do krijohen linja krediti të buta. Do krijohen grante, do ndihmohen në strehimin e tyre.

Nuk ka sot detyrë më të shenjtë për shqiptarët se sa të bëjnë edhe një herë të ri kombin tonë. Dhe ky komb bëhet i ri vetëm duke kthyer qindra, mijëra të rinj që ikin nga Shqipëria.

Ky komb bëhet i ri kur ne, këtyre të rinjve tu krijojmë të gjitha kushtet të ndërtojnë ëndërrën e tyre në Shqipëri.

Ndaj dhe zotohem para jush se do dyfishohet buxheti për arsimin, shkolla moderne për fëmijët shqiptarët.

Nuk ka asnjë mesatare për universitetin. Pas mbarimit të universitetit qeveria do të paguajë sigurimet shoqërore për 1 vit. Do paguajnë të gjithë trajnimin e tyre dhe një grant 30 mijë euro për çdo çift që të kenë një çati.

Një bonus prej 70 eurosh për fëmijën e parë, 60 euro për fëmijën e dytë. Nga lindja gjer në 23 vjeç të gjitha shpenzimet për fëmijën e trete dhe të katërt”, tha Berisha.

Në vijim kreu demokrat duke iu drejtuar shqiptarëve tha se po i bënte një thirrje zemre.

“Ju në 12 vite dëgjuat nga Edi Rama vetëm premtime dhe mashtrime. Nëse i bëhet analizën 12 vjeçare, Edi Rama se profesioni i tij më i arrirë është mashtrimi dhe vjedhja, vjedhja dhe mashtrimi.

Unë nuk u kërkoj ju, as 4 vite, as 6 vite, as 12 vite. Në këtë stad të moshës time, nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para.

Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë,

Kam një ambicie të papërmbajtur, të ua kthej shqiptarëve paratë e tyre, taksave të tyre, dhe jo të ua plaçkisin, siç ju plaçkisin sot.

Kam një ambicie të krijoj një mundësi për çdo shqiptar, se këta të rinj, këta qytetarë nuk kërkojnë gjë tjetër përveç se mundësi, por mundësi reale, jo mundësi me lugë bosh, jo mundësi me fjalë bosh.

Ndaj dhe ftoj ju, ftoj çdo socialist, çdo të lëkundur dhe të paparti të Hasit, ftoj çdo shqiptar të gjitha bindjeve, ftoj diasporën, emigracionin të votojnë ndryshimin, të votojnë shansin e madh të 100 ditëve  dhe Shqipërisë.

Shqipërisë do ti hapim një kapitull të ri, do ta ndajmë me këtë të keqe të madhe.  Shqiptarëve do u rikthejmë paratë e tyre. Shqiptarëve do u krijojmë një mundësi të re, në mënyrë që Shqipëria të ecë në rrugën e begatisë, zhvillimit.

Edi Rama mund ti vesh çdo epitet, e meriton, e meriton sepse këtë që i bëri kombit ai në 12 vite, këtë shkretëtim të tmerrshëm nuk ja ka bërë asnjë pushtues.

Sa herë këto zona janë djegur, dhe pjekur, janë rikthyer përsëri për të ndërtuar jetën në to.

Edi Rama ka paraqitur si formulë zëvendësimin e shqiptarëve me xingalez, me bangladeshas, për faktin e vetëm se ata nuk votojnë dhe ai mund të rrijë në pushtet”, tha ai.

Lini një Përgjigje