
Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në qeveri, të dekretuar dy ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj.
Menjëherë pas miratimit, ish kryeministri Sali Berisha para Kuvendit denoncoi të gjitha ndryshimet e bëra nga Kryeministri Rama në qeveri.
“Kjo shëmbëllente me një takim të mafjozëve në të gjitha aspektete. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka e cila pasi e bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të kushtetutës u vërsul e papërmbajur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetuësuar me klanin e saj", tha Berisha.
Duke lënë pas Xhaçkën, ish kryeministri u ndal dhe tek largimi i Frida Krifcës nga Ministre e Bujqësisë, për të cilën thotë se u infektua nga virusi ‘Xhaçka’.
“Largimi i Krifcës e infektuar nga virusi Xhaçka, se ajo e pa që kur Olta e bëri Burrin strategjist, ‘po dhe ky burri im tha nuk është më pak se burri i Oltës’ dhe filloi t'i japë tendera nga paratë e popullit shqiptar. Por, ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje