TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 11:58

"Pastrimi" i partisë nga grupi i Bardhit, Basha mbledh të mërkurën kryesinë e re të PD-së

Shkruar nga Pamfleti
"Pastrimi" i partisë nga grupi i Bardhit, Basha mbledh të
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë të mërkurën me 13 shtator, për herë të parë kryesinë e re, të ‘pastruar’ nga grupi Gazment Bardhit.

Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj. 

Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike.

Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të PD.

ANËTARË TË ZGJEDHUR:

Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari

lulzim basha

Lini një Përgjigje