TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 19:18

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i dyshimtë i Celibashit, si po i lë terren të lirë Berishës për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i dyshimtë i Celibashit, si po i lë terren

Si duket Celibashi po tenton të bllokojë futjen e Alibeajt në zgjedhje dhe PD të përfaqësohet me kandidatët e Berishës, ndonëse me logo tjetër

Zbardhet vendimi i dyshimtë i Ilirian Celibashit për të mos lejuar regjistrimin e PD në zgjedhje me emrin e Enkelejd Alibeajt. Një ditë më parë, kreu i KQZ bëri një lojë me dy porta, duke i shkelur syrin Berishës për zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse i mbylli derën Saliut me argumentin se ai e di që është kryetar, por Apeli nuk e njohu, ai i hapi dritaren e zgjedhjeve.

Celibashi nuk e njohu autorizimin që lëshoi Basha para dorëheqjes, ku ja dorëzonte partinë Alibeajt. Celibashi kërkoi që Basha të bëjë një autorizim të ri, duke vendosur në një situatë shumë të vështirë grupin e Alibeajt.

“Pamfleti” ka siguruar vendimin e marrw nga Komisioneri dhe argumentet e tij duket se janë më tepwr politike sesa juridike. Si duket Celibashi po tenton të bllokojë futjen e Alibeajt në zgjedhje dhe PD të përfaqësohet me kandidatët e Berishës, ndonëse me logo tjetër. Absurdi është se në vendim, është futur fjala që mbajti Celibashi në mbledhje, ku ka dhe ngjyrime politike.

Në vlerësim të këtij autorizimi Komisioneri çmon se atij i mungon qartësia dhe saktësimi i rastit për çështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Në parim biem dakort të gjithë që përmbajtja e autorizimit është një cështje që duhet konsideruar. Përmbajtja e tij duhet të vlerësohet nëse është në përputhje me parashikimet e kodit Zgjedhor por edhe të dispozitave përkatëse të Kodit Civil mbi përfaqësimin. A është kjo përmbajtje autorizuese e qartë? Çfarë e bënë të qartë në përmbajtje autorizimin? Në rastin në fjalë autorizimi duhet të jetë i qartë në kuptim të dhënies të së drejtës për të kërkuar regjistrimin e partisë politike si subjekt zgjedhor. Pra jo çdo lloj autorizimi edhe pse i lëshuar nga ai që i ka tagrat, në këtë rast nga kryetari i partisë, i jep të drejtën përfaqësuesit të kërkojë regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Kur flasim për qartësi të një akti autorizues, apo delegues kjo qartësi konsiston në tre elementë: (i) Kush autorizon. Pra, ai që autorizon a e ka këtë të drejtë? (ii) Kush autorizohet; (iii) Dhe cfarë veprimi duhet të kryejë i autorizuari (përfaqësuesi). Për dy të parat vlerësoj se qartësia në autorizim ekziston e plotë. Nga regjistri i partive politike, si dokumenti i vetëm të cilit i referohen të tretët (edhe KQZ) për të ditur mbi të gjitha të dhënat për partitë, rezulton se kryetar i PD është z. Basha”, thuhet në vendim.

Më tej ai ka marrë dhe rolin e gjyqtarit. Duke u bazuar te neni 64, ai shprehet se detyrimet kryetarit nuk mund të transferohen. Lind pyetja, për çfarë janë nënkryetarët?

Nga përmbajtja e kësaj dispozite del qartë që ky detyrim për kryetarin e partisë nuk është i transferueshëm, apo i delegueshëm tek të tretët. Dispozita e përcakton qartë që deklarata është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Si e tillë ajo nuk është e transferueshme. Deklarata është një akt individual i personit. Ajo nuk është kompetencë apo e drejtë e cila me këtë rast edhe mundej të delegohej. Nëse ligji ty të ngarkon si marrës përgjegjësish, je ti dhe vetëm që duhet të përgjigjesh përpara ligjit për mos përmbushjen e asaj përgjegjësie”, thuhet më tej.

Vetë grupi i Alibeajt u mblodh sot dhe po diskuton rrugën që do të ndiqet. Sipas informacioneve, ata do e ankimojnë në KAS vendimin dhe nëse ky i fundit nuk e pranon, situata komplikohet. Celibashi mund të mos e regjistrojë PD në zgjedhje dhe i jep rrugë të lirë Saliut të futet me koalicion. /Pamfleti

celibashi berisha pd

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje