
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në PD duke nisur nga vendimi i Apelit deri tek afati i KQZ për regjistrimin në zgjedhje.
Ngjela duke u ndaluar te vendimi i Apelit, ai tha se asnjë gjykatë nuk njeh partinë e Saliut.
“Ligjin nuk e lejon Saliu, do partinë qe e njeh gjykata. Jo çdo turmë njerëzish është parti. Partia duhet të jetë person juridik, që e njeh gjykata, nuk e njeh ndonjë gjykatë partinë e Saliut. Dihej që do ndodhte kështu pasi nëse gjykata do vepronte ndryshe do të përbënte vepër penale. Gjykata e Apelit nuk e shkeli dot ligjin”, tha ai.
Sa i takon zhvillimeve në KQZ, Ngjela tha se nëse Basha firmos, ai bëhet kryetar i PD.
“Tani vijmë te ky 48 orëshi, pra KQZ u ka dhënë afat që të paraqitet kryetari i PD. Nëse Basha firmos, ligjërisht PD aktuale që është me kryetar të komanduar, merr fund, hyn në zgjedhje. Por çfarë ndodh tjetër. Ipso jure Basha është kryetar i PD. Sepse ligji nuk ka qenë i zbatuar deri në fund në dorëheqjen e Bashës. Në regjistrat e këtyre partive është PD me kryetar Bashën. Nuk e ka rrëzuar ndonjë gjykatë ende. Basha nesër vete firmos dhe në ato moment kthehet kryetar i PD. Ipso fakto është Alibeaj.
Frmosi nesër ky, është kryetar i PD. Ipso jure është kryetar, se çdo bëjnë kompromise Basha me Alibeajn është një problem që nuk e diskutojmë dot sot”, tha ai në “Fax News”.
Lini një Përgjigje