TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2025, 19:40

Cili do të jetë fati i komisionit “Xhafaj”? BE shpartallon planet e Ramës për të kapur reformën

Shkruar nga Pamfleti

Cili do të jetë fati i komisionit “Xhafaj”? BE shpartallon

Raporti/ Brukseli kritika të forta për komisionin e posaçëm kundër korrupsionit...

Mazhoranca qeverisëse ka kaluar në heshtje fatin e dy komisioneve të posaçme të ngritura me shumë bujë prej tyre: Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe Komisioni për Dezinformimin i drejtuar nga Erion Braçe.

Në korrik të vitit që shkoi, komisionet u ngritën me pompozitet nga Edi Rama, edhe pse pati shumë debate dhe akuza për njëanshmëri. Opozita i bojkotoi, por puna vijoi pa ta.

Vëmendja më e madhe ka qenë te Komisioni “Xhafaj”, pasi shihet si një plan rezervë i Edi Ramës për të goditur reformën në drejtësi. Afati i komisioneve ka qenë deri më 30 korrik, ndërkohë që më 8 korrik mbyllet kjo legjislaturë parlamentare dhe nuk dihet se cili do të jetë fati i tyre.

Kjo çështje u ngrit sot në seancë plenare nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila tha se të dyja komisionet nuk kanë produkt dhe ngriti dyshime për riaktivizim të tyre në shtator, kur do të jetë ridimensionuar Parlamenti.

Ky Kuvend ka ngritur dy komisione të posaçme, të cilët drejtohen nga zoti Xhafaj dhe zoti Braçe. Në dijeninë time, mbyllet ky Kuvend pa pasur asnjë lloj produkti dhe pa kuptuar se cilat ishin arritjet e këtyre komisioneve, qëllimet e tyre dhe çfarë fitoi Shqipëria nga këto dy komisione të ngritura në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Apo prisni legjislaturën tjetër që të keni vota dhe të ndryshoni kodet në varësi të orekseve të kryeministrit dhe mazhorancës”, tha ajo.

Komisioni “Xhafaj” momentalisht ka arritur deri në fazën e konsultimit të draftit, por nuk ka një raport final.

Shumë ekspertë kanë propozuar ndryshime në shumë ligje dhe ridimensionim të institucioneve të pavarura. Ka pasur ide për shkrirjen e ILDKP-së, KLSH-së dhe krijimin e një gjykate auditi.

Po ashtu, ka zëra edhe për ngritjen e një organi që do të kontrollojë SPAK-un. Por nuk dihet se cili do të jetë fati i tij.

Në shtator, PS shkon në Kuvend me 83 mandate (nëse nuk ndryshon gjë nga rinumërimi i votave) dhe ka votat e nevojshme për të bërë ndryshime në të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por nuk do ta ketë aspak të lehtë.  Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit. në këtë raport, kritikohet shumë fort komisioni “Xhafaj”.

Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit.  Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirës, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në raport.

Më tej kërkohet që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016. /Pamfleti

Lini një Përgjigje