
Seanca e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë u kthye në një arenë satire, ku nënkryetari Agron Gjekmarkaj goditi me sarkazëm fjalimet e deputetëve të Partisë Socialiste.
Duke ironizuar retorikën e tyre, ai propozoi madje edhe krijimin e një “komisioni estetik”, për të vlerësuar nivelin e lartë “artistik” të ndërhyrjeve nga mazhoranca.
“Fjalimi i zotit Balla, i zonjës Resuli, i zonjës Antoneta dhe i Dilo Nasufit meritojnë një komision estetik. Do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria”, u shpreh Gjekmarkaj me një dozë të theksuar ironie.
Lini një Përgjigje