TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2023, 20:00

Dalja e Alibeajt me kandidatë në zgjedhje, Poli Hoxha: E shoh si një filiz të ri

Shkruar nga Pamfleti

Dalja e Alibeajt me kandidatë në zgjedhje, Poli Hoxha: E shoh si

Gazetari Poli Hoxha e ka quajtur PD-në e Alibeaj si një filiz i ri, pavarësisht nëse do fitojnë apo nuk do fitojnë dot në zgjedhje.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se elektorati opozitar në Shqipëri është i mërzitur nga e gjithë politika e vjetër ndaj lëvizjen në grupimin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn ai e shikon si një shenjë shumë të mirë për politikën.

Kolegji i Kryetarëve ishte ai që e imponoi këtë lloj qëndrimi. Thelbi është se ata kryetarë janë kryetarë të Berishës, ata nuk mund t’i ndash dot. Është një elektorat i mërzitur nga klasa e vjetër politike, nga të njëjtët personazhe. Ky është një treg i lirë, këta janë të papërfaqësuar, janë opozitar, përderisa nuk shkojnë të votojnë janë në opozitë me qeverinë.

Në këtë kuptim unë e shikoj si një filiz të ri, pavarësisht se do fillojnë retorikat, do fitojnë apo s’do fitojnë. Unë e kam deklaruar se edhe bashkë po të ishin si parti me këtë gjendje që kanë, po nuk ndryshuan filozofinë, ata nuk fitojnë dot”, tha Poli Hoxha.

poli hoxha pd alibeaj

Lini një Përgjigje