TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 13:29

Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i IKMT, emri që do ta zëvendësojë

Shkruar nga Pamfleti
Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i IKMT, emri që do ta
Edi Rama

Është larguar nga detyra e kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Bici. 

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Sakaq, në emër të saj është emëruar Adriatik Kupi, që ka mbajtur disa poste. Ai ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Dallëndyshe Bicika ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 znj.Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. 

 

edi rama shkarkon dallëndyshe bicin

Lini një Përgjigje