TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 21:21

Dashamir Shehi kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor: E vetmja mënyrë për të mundur PS dhe Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor: E vetmja

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, teksa njoftoi se ka nisur punën për të mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum.

Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, ai shtoi se kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Shehi keni siguruar 31 nga 28 firmat e domosdoshme për nismën tuaj. A ishte e vështirë për t’i bindur kolegët?

“Dhe shumë e vështirë nuk ka qenë, por ka njerëz që për hir të paragjykimeve, ndikimeve, interesave të disa rrymave që ka sot opozita, ka njerëz që kanë hezituar, jo ne e mendojmë ndryshe, jo kjo nuk ka shumë shpresë. Është e vërtetë që është një iniciativë që nuk është bërë ndonjëherë që të shkohet në referendum.

E vërteta më e madhe është kjo, që në qoftë se ne nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse përpara një kundërshtari si Partia Socialiste dhe Edi Rama”, tha ai.

shehi sitemi zgjedhor

Lini një Përgjigje