
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar zhvillime të fortë në vend, për shkak të prezencës së agjentëve të DEA-së në Tiranë.
I ftuar në një emision, avokati komentoi mesazhin e pak ditëve më parë nga DEA, e cila kërkonte që qytetarët të denoncojnë trafiqet. Sipas avokatit. ky është një lajm shumë i mirë, duke shtuar se tashmë korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë.
“Arsyeja që vjen do të thotë që ka çështje të rëndësishme, dhe duhet të kuptojmë se deri sa zuri tokë këtu, korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë. Njerëzit duhet të ndihmojnë, që ne të shpëtojmë nga korrupsioni i lartë në Shqipëri. Droga, korrupsioni dhe krimi shtetërorë janë të lidhura. Fakti që vjen DEA do të thotë që interesi amerikan në Shqipëri është shumë i madh. Duhet të kemi këtë parasysh dhe me anë të kësaj kuptohet se politika amerikane ka interes të madh në Ballkanin perëndimor, ka dhe Kosovën, nuk kam fakte por jam i bindur”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje