TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 19:56

“PD-ja nuk është më e aftë të bëjë ndryshimin”, Frrok Çupi: Berisha është i rrënuar, nuk ekziston si faktor politik

Shkruar nga Pamfleti

“PD-ja nuk është më e aftë të bëjë

Analisti Frrok Çupi është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha, tanimë është i rrënuar dhe nuk ekziston si faktor politik në vend.

Në një intervistë për “ABC News”, Çupi komentoi situatën në të cilën ndodhet PD-ja, për të cilën tha se nuk është më e aftë që të bëjë ndryshimin pasi partia po përdoret për interesa personale.

Ai do të presë sa të ikë Berisha. Ne e dimë që Basha dhe të tjerët janë krijesa të Berishës. Por besohej se mund të kishin aftësi personale për të realizuar këtë gjë. Nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk do të thotë së dëmtohet Berisha. Ai është i rrënuar dhe nuk ekziston më si faktor politik dhe çdo lidhje me të, manifeston paaftësi për t’u zhvilluar. Dyshoj se Partia Demokratike dhe pjesa që ka mbetur të jetë një organizëm politik. Në atë parti ka vetëm interesa personale”, tha Çupi.

berisha Çupi pd

Lini një Përgjigje