TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 19:38

KQZ refuzon regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhje, Arlind Qori: Celibashi lau duart si Pons Pilati

Shkruar nga Pamfleti

KQZ refuzon regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhje, Arlind

"Lëvizja Bashkë" e Arlind Qorit nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje. Qori njoftoi se sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në kundërshtim me ligjin, frymën dhe germën e tij, vendosi mosregjistrimin e Lëvizjes BASHKË në zgjedhjet lokale të 14 majit.

"Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk donte t'ia dinte për nenin 64 të Kodit Zgjedhor, nuk donte t'ia dinte për faktin se Lëvizja BASHKË ka qenë viktimë e një padrejtësie nga gjykata e Tiranës në tejkalimin e çdo afati. Madje nuk donte t'ia dinte as për precendentin që vetë ka vendosur në vitin 2019 duke regjistruar Bindjen Demokratike në kushte edhe më të pafavorshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot lau duart si Pons Pilati dhe bëri një nga atentatet më të rrezikshme ndaj demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vitet e fundit.

Ky mund të jetë haraçi që Lëvizja BASHKË duhet të paguajë sepse ka qenë kundër të gjithë elitës politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Po kjo nuk na bën të dorëzohemi. Ne do ta apelojmë këtë vendim të padrejtë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, me solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, Lëvizja BASHKË do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 majit, pavarësisht maliqëve dhe maliqërisë së të gjithë të pushtetshmve e të korruptuarve të sotëm", deklaroi drejtuesi i saj, Arlind Qori.

kqz celibashi qori

Lini një Përgjigje