Politike25 Maj 2023, 13:04

Debat në Kuvend, Gjekmarkaj: Dinjitetin e kam te rroga, rritja është e vonuar

Shkruar nga Pamfleti
Debat në Kuvend, Gjekmarkaj: Dinjitetin e kam te rroga, rritja
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në sallën e Kuvendit tha se është pro projektligjit për rritjen e pagave të ligjvënësve.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj tha se nga këto debate kuptoi se të përballosh punën e deputetit, duhet të jesh deputet.

Mes të tjerash ai tha se nuk ka turp që ta pranojë se dinjitetin e ka te rroga.

“Dua të them dy fjalë për rrogat! Sot në këtë sallë po kuptoj që duhet të jesh biznesmen ose ish-prokuror që të jesh dhe deputet e të përballosh shpenzimet e politikës. Prej vitesh ka një strategji depersonalizimi të deputetit. Depersonalizimi i deputetit është depersonalizim i politikës. Statusi i deputetit është statusi i politikës. Me këtë logjike një pedagog nuk mund të jetë kurrë deputet as një njeri i zakonshëm, i bie që kjo sallë është vetëm për biznesmenë. Rritja e rrogave të deputeteve është e vonuar, është e manget. Deputetët nuk janë nënkategori. Kush pranon të jetë i tillë le ta pranojë, unë e refuzoj. Unë refuzoj të behëm hajdut. Refuzoj edhe depersonalizimin. Dinjitetin e kam te rroga si zgjedhje dhe nuk me vjen turp as kam komplekse të bej pohime të tilla. Demagogët dhe populistët janë rriqnat më të ndyta të një shoqërie shprehej Gjergj Fishta ne 1922.”, tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj